Çfarë është Open Source Academy?

Open Source Academy është një institucion arsimor, që ofron programe intensive mësimi të programimit dhe teknologjive të tjera të lidhura me sektorin e IT.

Kush mund t’i ndjekë kurset në OSA?

Personat me moshë mbi 16 vjeç, që kanë pasion teknologjinë, kompjuterët, rregullimin e gjërave që nuk funksionojnë siç duhet, të gatshëm të ndihmojnë të tjerët dhe përgjithësisht mendjet kureshtare bëjnë mirë në kurset tona. Ne mirëpresim të gjithë të interesuarit për të zhvilluar karrierë në botën e teknologjisë, duke përfshirë gjimnazistë, studentë të shkollës së lartë, të diplomuar, si dhe profesionistë të fushës.

A është OSA qendër e licencuar/ akredituar?

OSA është qendër e licencuar nga agjencitë rregullatore të shtetit, por nuk është një institucion akademik i akredituar (të tillë janë kryesisht institucionet e arsimit, si p.sh. shkollat dhe universitetet).

Ku ndodhet OSA?

OSA ndodhet te Rruga e Elbasanit, Pallati Edil-Al (American 2), Kati 2, Zyra 216, Tiranë, Shqipëri) 1000. Kliko këtu për të parë udhëzimet.

Si mund të regjistrohem në kursin që dua të ndjek?

Në faqet specifike të kurseve ka dritare për të aplikuar për t’u regjistruar. Ju duhet të plotësoni formën dhe të prisni që t’ju kontaktojë stafi. 
Procesi i regjistrimit vijon me takim në mjediset e qendrës, ku mund të sqaroheni me detaje për të gjithë procesin.

Çfarë tarifash kanë kurset?

Kurset kanë tarifa të ndryshme, në varësi të përmbajtjes dhe kohëzgjatjes.
Ju duhet të shfletoni faqet përshkruese të kurseve mbi të cilat keni interes, për të zbuluar detajet e tarifave. Pagesat kryhen nëpërmjet derdhjes/transfertave bankare, të plota ose duke shfrytëzuar marrëveshjet për pagesat me këste.

Sa kohë zgjasin kurset?

Kursi zgjat / varion deri në 12 javë. Çdo javë zhvillohen tri seanca, secila 2.5 orë.

Cilat janë praktikat që ndiqen në mësimdhënie?

Kurset që zhvillohen në OSA janë projektuar me kujdes. Përmbajtja e kursit është hartuar në konsultim me literaturat më të suksesshme dhe hapat bashkëkohorë të zhvillimit të teknologjisë nga kompanitë lidere në rang global. Kjo përmbajtje synon të reflektojë thjesht me qartësi dhe kulturë të plotë konceptet që studiohen. Për çdo kurs që zhvillohet, plani mësimor është pasuruar me materiale. Studentët tanë fitojnë hyrje në këtë bibliotekë të veçantë elektronike, e cila shoqëron të gjithë procesin e studimit. Mësimi zhvillohet duke sqaruar teorikisht dhe praktikisht të gjithë konceptet deri në detaje. Gjatë seancës bëhet demonstrim/ilustrim praktik për çdo shembull. Çdo mësim që studiohet, shoqërohet me sfida që duhet të zgjidhen nga studentët gjatë seancës, si dhe në formën e “detyrave të shtëpisë”. Për to kryhet një proces vlerësimi me pikë dhe me zhvillimin e një projekti konkret, ku studenti arrin të përftojë aftësi të mira organizative dhe të punës në grup, si dhe përforcon njohuritë. Përafrimi ynë synon të formojë frymën e gjeniut te secili nga studentët, ashtu si dhe të tregojë forcën e grupit në kapërcimin e sfidave.

A marr certifikatë në përfundim të kursit?

Kurset shoqërohen me certifikatë për studentët që e kryejnë të plotë pjesëmarrjen e tyre. Politika e certifikimit bazohet në meritë. Studentët mund të marrin certifikatë pjesëmarrjeje, ose certifikatë me pikë.

Certifikata e pjesëmarrjes ka kriter pjesëmarrjen e studentëve me kohë të plotë, në të paktën 80.0% të seancave të kursit.