OSA, në bashkëpunim me kompaninë Facilization, po ofron trajnim për stafin e Facilization në teknologjinë e Java.

Programi i trajnimit përfshin njohuri thelbësore dhe praktike në fushën e Java, me koncepte themelore të programimit në këtë gjuhë, si dhe aplikimet e tyre në zgjidhjen e sfidave të biznesit.

Trajnimi synon të përmirësojë aftësitë për të zhvilluar aplikacione cilësore, si dhe në punën me teknologjinë e Java.