Lincencuar nga:

Open Source Academy

 

Rreth Nesh

Akademia jonë e Programimit është një qendër e dedikuar për zhvillimin dhe trajnimin e zhvilluesve të rinj software.

Me një ekip të pasionuar, i krijuar nga profesionistë me përvojë të pasur në fushën e teknologjisë informative, kemi një mision të qartë – të përgatisim të rinj për tregun e punës dhe të ndihmojmë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në programim.

Ajo që na dallon është bashkëpunimi i ngushtë me kompanitë e njohura teknologjike. Ne punojmë me teknologjitë dhe programet e fundit që ofrohen nga këto kompani, të cilat studentët tanë do të kenë mundësi t’i përdorin në kohën e studimeve.

Kjo e bën më të lehtë të përshtateni në mjedisin e punës, pasi të keni përfunduar me sukses programin tonë.

Në Akademinë Tonë të Programimit, pasioni për teknologjinë bashkohet me mundësinë e trajnimit të specializuar, duke krijuar një mjedis të fuqishëm për rritjen dhe suksesin e studentëve tanë.

Bashkohuni me ne në rrugën drejt një karriere të ndritur në botën e programimit dhe teknologjisë informative!

October 2 12:00 AM to 2:00 PM

Inaugurimi i Open Source Academy

Misioni

Misioni ynë është të nxjerrim profesionistë të kualifikuar, të cilët janë të gatshëm për sfidat e teknologjisë informative. Synimi ynë kryesor është punësimi i studentëve tanë.

Programi

Programi ynë i specializuar për gjuhën Java është i strukturuar për të ofruar një përvojë të fuqishme të mësimit, ku studentët zhvillojnë shkathtësitë e tyre në programim.

Kurset tona

 

Programet

Facilitetet Tona

055-contract-11
Certifikimet

Certifikatat që jep Akademia jonë e programimit janë dëshmi e njohurive të gjera në fushën e programimit dhe zhvillimit të software. Leshimi i certifikatave nga AKPA, Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit është një proces i rëndësishëm për të vërtetuar kualifikimet dhe aftësitë e qytetarëve shqiptarë. AKPA siguron certifikata që konfirmojnë aftësitë profesionale dhe eksperiencën e tyre në punësim, ndihmuan në rritjen e punësimit dhe ndihmojnë në gjetjen e vendeve të punës të përshtatshme.

015-answer
Alumni Support

Alumni support në Akademinë tonë të programimit ofron studentëve tanë një rrjet të fuqishëm të kontakteve dhe resurseve të nevojshme për të përmirësuar CV-të e tyre dhe për të gjetur punë në fushën e teknologjisë informative. Me mentorë dhe këshilltarë të kualifikuar nga komuniteti i alumneve, studentët tanë marrin ndihmë të vlefshme në procesin e intervistimit.

034-ebook
Libraria Juaj

Libraria online e Akademisë sonë do të jetë një burim i pasur i materialeve të nevojshme për studentët, duke përfshirë libra, kurikula e tyre mesimore dhe materiale të tjera mësimore që do ju nevojitet gjatë kohës që do zhvillohet kursi. Kjo platformë do të ofrojë akses të lehtë dhe të shpejtë për të ndihmuar studentët në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

Njoftimet tona

 

Njoftime

Momente nga trajnimi i stafit të Facilization në teknologjinë Java

OSA, në bashkëpunim me kompaninë Facilization, po ofron trajnim për stafin e Facilization në teknologjinë e Java. Programi i trajnimit përfshin njohuri thelbësore dhe praktike në fushën e Java, me koncepte themelore të programimit në këtë gjuhë, si dhe aplikimet e tyre në zgjidhjen e

Grupi i parë për kursin Java

Grupi i parë për kursin Java. Studentëve tanë ju urojmë shumë suksese. OSA mirëpret të gjithë të rinjtë e pasionuar pas gjuhëve të programimit që duan të zhvillojnë karrierën e tyre në botën e programimit.🧑‍💻👩‍💻💻